Partia Demokratike akuzon administratën e Kuvendit se po përpiqet që të paracaktojë fituesit e vendeve vakante nga shoqëria civile për anëtare të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Pretendimi u ngrit nga kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi.