Kuvendi filloi dëgjesat me dhjetë nga njëzet kandidatët për vendet vakante në këshillin mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë, pas përfundimit të mandatit të Luljeta Minxhozit, Artan Hoxhës dhe Violeta Stakës. Interesi i ligjvënësve për kandidatët që aspirojnë të ngjiten në kupolën e Bankës Qëndrore, u ndal tek çështje si kursi i këmbimit, problematikat me mikrokreditë, dhe njëhësimi i standardeve me Bankën Qëndrore Europiane.