Këshilli i Lartë i Emërimeve në Drejtësi mblidhet këtë të premte për të diskutuar në lidhje me vakancën e krijuar në Gjykatën Kushtetuese pas dorëheqjes së gjyqtares, Elsa Toska. Diskutimet në mbledhjen e thirrur për në orën 14:00 në ambientet e Gjykatës së Lartë do të përqëndrohen si tek dhjetë kandidatët që janë dorëzuar nga Kuvendi, ashtu edhe te kohëzgjatja e mandatit të anëtarit që do të zëvendësojë Elsa Toskën.