Top News – Vakanca në kushtetuese/ KED rrëzon 6 kandidaturat në garë
18/07/2020 11:55

Asnjë prej 6 kandidtëve që kishin dorëzuar dokumentacionin e kandidimit për vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese, nuk është miratuar nga Këshilli i Emërimive në Drejtësi. Në mbledhjen e zhvilluar të premten KED, ka vendosur ndalimin e kandidimit për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese për Besnik Mucin, i cili garonte për vendin vakant të shpallur nga presidenti Meta. Po ashtu i është ndaluar kandidimi Ardita Sulës, për vakancën e Kushtetueses të shpallur nga Kuvendi, Vasil Bendos per vakancën e shpallur nga presidenti si dhe Shaqir Hasanaj, vjosa bodo dhe Dede kasneci të cilët garonin për vakancat e shplluara nga të dy institucionet. “Kandidatët për të cilët është vendosur ndalimi, kanë patur mangësi të një apo disa prej kushteve të parashikuara nga Kushtetuta dhe ligji.. Kandidatët kanë të drejtën e ankimit në Gjykatën Administrative të Apelit, jo më vonë së 5 ditë nga dita e njoftimit të vendimit të arsyetuar”, thuhet ne vendimin e Keshillit te Emerimeve ne Drejtesi. Nderkaq për 3 kandidatë të tërhequr nga gara, Klodian Rado, Prel Martini dhe Envi Hicka, është vendosur përfundimi i procedurës së verifikimit. KED sqaron se kandidatët iu nënshtruan procedurave rigoroze dhe të thelluara të verifikimit sipas ligjit dhe standardeve të njohura e të aplikuara që kërkohen për përzgjedhjen, qenien dhe konfirmimin në detyrën e magjistratit apo anëtarit të Gjykatës Kushtetuese. Gjatë shqyrtimit dhe verifikimit të kandidaturave ked ka degjuar edhe mendimin e Avokatit te Popullit. Gjykata Kushtetuse ka 5 vende vakante për një kohë të gjatë duke e bërë atë jo funksionale. Përpjekjet për plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese sollën përplasje të fortë mes maxhorancës aktuale dhe Presidentit të Republikës. Arta Vorpsi, e emëruar nga KED si anëtare e gjykatës Kushtetuese në nëntor të 2019, shmangu betimin para presidentit dhe u betua para një notereje, procedurë që u quajt më pas e parregullt. Në vend të saj në Kushtetuse presidenti Meta emeroi Marsida Xhaferllarin. Ndërkaq Besnik Muçi i cili me vendimn KED, i është ndaluar kandidimi, u emërua nga Meta si anëtar i Kyushtetusees dh qendroi në detyrë për 1 muaj e ca, ndërkohë që ishte dnde në proces vettingu. Ai u shkarkua nga detyra nga komisioni i posacëm i apelimit, pas apelimit nga komisioneri publik.

Top Channel/ Trashëgimia kulturore. Firmoset programi për rijetëzimin e kullave
07/04 23:33
Top Channel/ Administratori i ri, Akuza për shkelje në universitetin e Shkodrës
07/04 22:15
Top News- Heroi që po shpëton jetë, hyn në ujin e liqenin e nxjerr gjallë të aksidentuarën
07/04 22:00
Top News- Takimi me blegtorët/ Ministri Salla: Me Skemën Kombëtare kemi rritur fondet
07/04 21:30
Top News- 11 vite burg për Rezart Taçin, dënohet biznesmeni, do pastronte paratë e ‘Cosa Nostras’
07/04 21:06
Top News- “Do pemë…ja këtu në anë ka plot vend”, Rama inspekton investimet në Lezhë
07/04 21:03
Top Channel/ Katër deputetë dëshmojnë për urën, kush janë deputetët që u thirrën në SPAK
07/04 20:10
Top Channel/ Rezart Taçi dënohet me 11 vite burg! GJKKO i konfiskon edhe 18.3 milionë euro
07/04 20:09
Top Channel/ Debati për reformën territoriale, opozita kundër modelit aktual
07/04 20:07
Top Channel/ Braçe kandidat? Reagon Balla, komentoi sërish edhe mungesën e Spiropalit
07/04 19:56
Top News – Rritja e çmimit të naftës. Thirrja për Qeverinë-Rishiko taksat e karburanteve
07/04 19:28
Top Channel/ Aksident në Lushnje! Makina përplaset me traktorin, plagosen dy persona
07/04 16:40
Top Channel/ Fermerët përplasen pas takimit në ministri për subvencionet e naftës: Kush je ti që…
07/04 16:39
Top Channel/ Zjarri përfshin përroin e Zharrëzës në Fier, flakët përhapen me shpejtësi nga era
07/04 16:38
Top News – Rusia spiunon SHBA tek Irani/ ‘I dha informacion nga satelitët e saj’
07/04 15:53
Top News – PD-Ra parlamentarizmi. Hetimorët, Balla: Jo mbivendosje kompetencave të SPAK
07/04 15:39
Top Channel/ Rezistenca antifashiste, përkujtohet në Durrës “7 Prilli i 1939”
07/04 15:29
Top Channel/ Pitbulli sulmon 4-vjeçaren në Vlorë, e mitura plagoset në kokë
07/04 15:26
Top Channel/ Aksidenti fatal në Vlorë, dalin pamjet, mjeti me shpejtësi fatale
07/04 15:26
Top Channel/ Nis pastrimi i plazheve, do punohet disa ditë për të hequr mbetjet
07/04 15:23