Kryetari i Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës, Denar Biba, një nga 13 të interesuarit për të pasuar në detyrë Holta Zaçajn, u tërhoq nga gara. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi vendosi që për verifikimin e kandidaturës së tij të administrohej edhe dosja e bashkëshortes, dikur këshilltare e Gjykatës së Lartë, e cila u përball fillimisht me procesin e vettingut, por më pas ajo u dorëhoq nga detyra. KED njofton përfundimin e procedurës së verifikimit të Denar Bibës për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese, për shkak të tërheqjes së tij nga kandidimi.