Gjykata Kushtetuese ka vendosur t’i ndërpresë mandatin gjyqtares Sonila Bejtja. Vendimi i Kushtetueses i hap rrugën Presidentit të Republikës për të shpallur vakancën e krijuar. “Kompetenca për deklarimin e mbarimit të mandatit të gjyqtarit kushtetues i përket Gjykatës Kushtetuese dhe vetëm pas kësaj organi i emërtesës ushtron kompetencën e tij të emërimit/zgjedhjes të gjyqtarit kushtetues”, theksoi trupa gjykuese në vendimin e marrë.