Pasditen e kësaj të premteje Kombëtarja shqiptare e futbollit të femrave do të luajë ndeshjen e parë të playoffit me Norvegjinë në kuadër të Evropianit të vitit 2025. Trajneri Armir Grima doli para medias duke i dhënë rëndësinë e duhur kësaj përballjeje me skuadrën nordike duke deklaruar se do të jetë e vështirë, por shtoi se është i bindur se skuadra jonë do të bëjë paraqitje dinjitoze, pavarësisht mungesave.