Një grup mashtruesish të hapësirës virtuale është goditur nga njësia e hetimit kibernetik. Në pranga ka rënë Vjola Llani, ndër nyjet kryesore të rrjetit të strukturuar të krimit kibernetik, megjithatë policia ka bërë me dije se janë identifikuar edhe shtetas të tjerë, pjesë e grupit kriminal.