Megi Fino, vajza e ish-deputetit të ndjerë socialist Bashkim Fino, është emëruar zv. ministre për Europën dhe Punët e Jashtme.Vendimi është marrë këtë të mërkurë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Megi Fino u shfaq për herë të parë publikisht në Kongresin e Partisë Socialiste i mbajtur në 12 qershor në 30 vjetorin e krijimit të kësaj partie. Ajo çeli edhe punimet e këtij kongresi, duke pohuar se tashme ishte anëtarja mqë e re e PS, që për babain e saj ishte si një familje e dytë.