Ministria e mbrojtjes e Serbisë njoftoi se ka përmbyllur dislokimin e ushtrisë në kufirin me Kosovën, pas urdhrit të nxjerrë nga Presidenti Aleksandër Vuçiç për rritjen e gatishmërisë luftarake në nivele maksimale. “Njësitë e ushtrisë serbe do të jenë të përgatitura për të zbatuar çdo urdhër, por qëndrojmë me shpresën se do të gjendet një zgjidhje politike”, deklaroi ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç. Ai shtoi se gatishmëria luftarake e Forcave të Armatosura të Serbisë është rritur për të bërë me dije se “ka vija të kuqe” që nuk duhet të kalohen.