Ministria serbe e Mbrojtjes ka reaguar pas publikimit të videos nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti që denoncoi praninë e saj shumë afër kufirit me Kosovën. Përmes një zëdhënësi, Ministria e Mbrojtjes e Serbisë thotë se alarmi i ngritur nga Albin Kurti për një pushtim imagjinar është i rremë dhe po përdoret prej Kryeministrit të Kosovës për të justifikuar, sipas ministrisë, terrorin ndaj serbëve të Kosovës në veri.