Pjesëtarë të Forcave të Armatosura të Serbisë kanë parakaluar të dielën në një paradë ceremoniale nëpër qytetin veriperëndimor boshnjak, Prijedor, pa miratimin e shtetit të Bosnje e Hercegovinës. Sipas Radio Televizionit të Republikës Sërpska, ata që parakaluan ishin kadetë dhe veteranë të Akademisë Ushtarake në Beograd. Sipas Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, nuk ishte aprovuar hyrja e pjesëtarëve të Forcave të Armatosura të Serbisë në territorin e vendit. Një tjetër zyrtar I lartë ka kërkuar hetim të menjëhershëm se kush e ka lejuar ushtrinë serbe të hyjë në territorin e shtetit të Bosnje e Hercegovinës.