Vijon prej tre ditësh zjarri në Gjirokastër, ku deri më tani raportohet se janë djegur qindra hektarë kullotë, bimësi dhe pyll prralli mbi malin e Sopotit. Përhapja me shpejtësi e flakëve ka shkaktuar një situatë alarmante, sidomos në rrugën e vjetër Gjirokastër Delvinë, ku flakët i janë afruar zonës së mbrojtur të Syrit të Kaltër.