"Bundesëehr-i, ose ndryshe, Ushtria Gjermane, duhet të zhvillohet sa më shpejt që të jetë e mundur për t'u bërë forca e armatosur konvencionale më e fuqishme e partnerëve evropianë të NATO-s", thuhet ndër të tjera në një dokument, në të cilin grupi parlamentar i partive unioniste përcakton linjat e politikës së jashtme dhe të mbrojtjes. Për këtë temë informon sot revista e njohur Spiegel.