Forca e Sigurisë së Kosovës ka shënuar Ditën e Forcës duke nënvizuar se ushtria e ardhshme e vendit po shndërrohet në faktor për ruajtjen e sigurisë globale. Presidentja Vjosa Osmani, tha se anëtarësimi në NATO është objektivi strategjik i kosovës për cka vetë ajo do të angazhohet pa pushim. Komandantja supreme e Ushtrisë së Kosovës, tha se Kosova po i ndërton kapacitetet e nevojshme për mbrojtjen e vendit.