Ish-kryeministri Sali Berisha komentoi ndryshimet që pritet të ndodhin në ligjin për Administratën Publike, e për këtë akuzoi kreun e qeverisë se po kërkon të fuse në dorë edheato institucione, që deri sot ishin të pavarura. Sipas Berishës, futja e ushtrisë, Universiteteve dhe diplomacisë, në Administratë publike, bëhet për t’i futur ato nën kontrollin e tij.