Pa kaluar 24 orë nga dëbimi i dy iranianënve, njësia e Antiterrorit në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme, kanë vënë në pranga Bledar Zenelin. Ky shtetas, dyshohet se nëpërmjet mediave sociale si facebook, twitter apo telegram, publikonte artikuj, materiale radikale, ekstremiste, propagandistike në mbështetje të shtetit islamik. Oficerët e policisë gjyqësore të Drejtorisë së Antiterrorit kanë ndaluar Bledar Zenelin mëngjesin e së martës për kryerjen e veprave penale të nxitjes, thirrjes dhe propagandës për kryerjen e veprave me qëllime terroriste dhe ‘Nxitjes së urrejtjes ose grindjeve’.