Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar caktoi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Agim Gjinin, bashkëpunëtorin e ngushtë të Nuredin Dumanit dhe Talo Çelës. Vendimi gjyqësor u mor vetëm dy ditë pas arrestimit të tij në Durrës, ku Gjini ‘u tradhëtua’ nga sinjalet telefonike gjatë komunikimit me të afërmit.