Travis King dezertoi në Korenë e Veriut për ti shpëtuar keqtrajtimit dhe diskriminimit racor në ushtrinë amerikane”, raportuan mediat shtetërore koreanoveriore të mërkurën. Ky është konfirmimi i parë zyrtar i Penianit se Koreja e Veriut është duke e mbajtur ushtarin amerikan. Ushtari King pritej të kthehej në Amerikë, por në vend që të bënte këtë, ai u largua nga aeroporti kryesor i Koresë së Jugut, iu bashkua një grupi turistësh drejt Zonës së Çmilitarizuar Koreane dhe kaloi me vrap kufirin për në Korenë e Veriut muajin e kaluar.