Ushtria e Shteteve të Bashkuara pritet të fillojë stërvitjen e ushtarëve ukrainas për përdorimin e armëve amerikane të artilerisë së rëndë, “hoëitzer” në ditët në vijim, tha të hënën një zyrtar i lartë amerikan i mbrojtjes. Një "hoëitzer" është një armë me rreze të gjatë veprimi e ngjashme me një top, e cila ka predha më të vogla, e që mund të gjuajë më me shpejtësi. Javën e kaluar, presidenti amerikan Joe Biden njoftoi një ndihmë ushtarake shtesë prej 800 milionë dollarësh për Ukrainën, duke e zgjeruar ndihmën me armë të artilerisë së rëndë, përpara një sulmi më të gjerë rus në Ukrainën lindore.