Shqipëria do të dërgojë trupa shtesë në Kosovë, në sfondin e një rreziku potencial për sulme nga ana e Beogradit. Duke folur për situatën e sigurisë në Kosovë, ambasadori shqiptar, Petrit Malaj në një intervistë për KosovaPress nënvizoi se aktualisht numri i ushtarëve të Shqipërisë në kuadër të misionit të NATO-s, në Kosovë është mbi 100 dhe vitin e ardhshëm do të shkojnë edhe 40 trupa shtesë.