Zyrtarët britanikë, thonë se rusia ka regjistruar afro 200 mijë viktima që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Edhe pse në raportin më të fundit nuk jepen detaje, me gjasë ky vlerësim i ministrisë britanike të Mbrojtjes përfshin në tërësi të vrarët, të plagosurit dhe të zhdukurit. Britanikët thonë se rusët kanë probleme të mëdha me moralin e trupave, e si pasojë kanë edhe më shumë probleme me gjërat që nuk kanë lidhje drejtpërdrejt me luftën.“Ndërsa Rusia ka pësuar deri në 200 mijë viktima nga fillimi i pushtimit në Ukrainë, një pjesë e konsiderueshme e tyre ishin nga shkaqe jo luftarake”, thuhet në raportin e inteligjencës britanike.