Top News – Ushtarët rusë pa ushqime/ Moska në hall për kontigjentet në Siri, vijon tërheqja
16/12/2024 09:39

Teksa Rusia vazhdon të tërheqë trupat nga Siria, po perballet me sfidat në rritje të evakuimit, pasi ushtarëve u mungon ushqimi dhe uji i pijshëm. Sipas asaj që raportojnë mediat e huaja, Drejtoria Kryesore e Inteligjencës e Ukrainës ka deklaruar se kjo sfidë vjen pasi tërheqja e trupave ruse nga zonat e thella të Sirisë vazhdon. Ministria e Jashtme ruse tha në Telegram se kishte evakuuar një pjesë të personelit të saj diplomatik nga Siria më 15 dhjetor. Avionët transportues rusë janë larguar nga baza ajrore Hmeimim në ditët e fundit si pjesë e evakuimit pas rrëzimit të liderit sirian, Bashar al-Assad. Assad u largua drejt Rusisë, që ishte mbështetësja kryesore e regjimit të tij. Pamje satelitore të marra më 13 dhjetor nga kompania e teknologjisë hapësinore Maxar duket se tregonin që Rusia po përgatitej për tërheqjen e pajisjeve ushtarake nga baza ajrore Hmeimim. Radio Evropa e Lirë raporton se Rusia gjithashtu ka dërguar disa anije në Siri. Në Damask, HTS-ja ka emëruar një qeveri të përkohshme, dhe lideri i saj, Riad al-Asaad, foli për AFP-në i bindur se forcat që ndihmuan në rrëzimin e Assadit do të bashkohen si një forcë e vetme.

Top Channel/ Bora “errëson” fermerët, pamjet e bukura i lënë vendin ngricës
01/04 22:59
Top Channel/ “Ambasada e SHBA: Irani mund të sulmojë Shqipërinë
01/04 22:50
Top Channel/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve
01/04 22:49
Top News- Irani në shënjestër Shqipërinë/ SHBA jep alarmin, mund të synojë të godasë MEK
01/04 21:07
Top Channel/ Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues
01/04 19:43
Top News – 25 për qind e tenderave u ankimuan. Problematikat e procedurave të prokurimit publik
01/04 17:31
Top News – Zaçaj ngjit shkallët në BSh. Emërohet zëvendësja e parë e guvernatorit Gent Sejkos
01/04 17:30
Top News – Rritje rekord në Shqipëri. Flotës së Aeroportit të Tiranës i shtohen 4 avionë të rinj
01/04 17:05
Top News – Transformimi i Aeroportit të Tiranës. Një portë e aksesueshme për qytetarët dhe bizneset
01/04 16:40
Top News – Lirohet nga detyra Klevis Qose. Qeveria emëron drejtorin e ri të burgjeve
01/04 16:23
Top Channel/ Kosova nderohet me Medalje Merite! Presidentja Osmani dekoron Dardanët
01/04 16:03
Top Channel/SPAK heton grupin kriminal, dy ish-zyrtarë në gjyq për punësimin e Shaljanit
01/04 16:01
Top Channel/ TIA ndryshon me investimet e reja, shtohen pasagjerët dhe ulen çmimet
01/04 15:56
Top Channel/ Ryanair bazë me 4 avionë, investon 400 mln USD në Tiranë, 4 mln pasagjerë në 2026
01/04 15:56
Top Channel/ Bie besimi në ekonomi për marsin! Industria, ndërtimi dhe shërbimet në rënie
01/04 15:48
Top News – Subvencion si në luftën e Ukrainës. Qeveria shqyrton skemën për transportin urban
01/04 15:47
Top Channel/81vite nga masakra e Tivarit,kërkohet zbardhja e plotë të eliminimit të 4400 shqiptarëve
01/04 15:47
Top Channel/ Rregullore për hapësirat publike, ka prioritet lëvizjen në trotuare para sezonit
01/04 15:31
Top Channel/ Berisha akuza për oligopolet, shënjestron Ramën për çmimet
01/04 15:28
Top News – Kundërshtojnë vendimin e Nokës. Demokratët e përjashtuar të Durrësit ‘mësyjnë’ selinë
01/04 15:04