Në seancën e kuvendit të Kosovës ku u diskutua për katër vitet e qeverisjes së Albin Kurtit, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci u kritikua nga opozita për çështjen e ushqimit për ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Por, ai tha se në asnjë moment ushtarët e Kosovës nuk kanë mbetur pa ushqim. Përkundrazi, koncepti i ri i qëndrueshmërisë ofron ushqim me cilësi më të madhe e me kosto më të ulët.