Presidenti francez Emmanuel Macron tha të martën se trupat britanike, franceze dhe turke mund të jenë pjesë e "forcës së sigurisë" që do të dërgohet në Ukrainë sapo të arrihet një marrëveshje paqeje. Në një intervistë me radion RTL të Francës, Macron komentoi planin e paqes të SHBA-së për të zgjidhur konfliktin dhe tha se ai ende kishte nevojë për përmirësim. Disa orë para një video-telefonate të të ashtuquajturit ‘koalicion të të vullnetshmëve’ që janë ofruar të ndihmojnë Ukrainën e pasluftës, Macron dha gjithashtu detaje se si mund të duket një forcë sigurie "larg vijës së frontit" sapo të ndalen luftimet.