Shitësit e produkteve të konsumit të përditshëm, duke filluar nga vaji, buka apo sheqeri, do të kushtëzohen nga një çmim tavan. Kjo masë vjen menjëherë pas rritjes së ndjeshme të çmimeve dhe pritet të konkretizohet me nënshkrimi e një akti normativ nga kreu i qeverisë. Ashtu sikurse u veprua me stabilizimin e çmimit të karburanteve, kryeministri Rama, në një takim me përfaqësues të biznesit, këtë të enjte, ka deklaruar se së shpejti do të krijohet një bord i përbashkët për çmimet e ushqimeve bazë.