Sonte mbrëma, në Amfiteatrin e Tiranës do të luhen këngët më të bukura të dashurisë nga vitet 1960 deri në fund të viteve ‘90. Pak para koncertit, artistet u pritën në një takim nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ftoi qytetarët që, duke respektuar protokollet e sigurisë dhe distancën, të jenë të pranishëm në këtë festë të muzikës së bukur.