Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Josep Borrell ka thënë se shpreson që Kosova dhe Serbia të pranojnë propozimin evropian, si rrugë për normalizim të marrëdhënieve. Borrell është shprehur për Dojçe Vele, se i ka ftuar në takim për 27 shkurt, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç.