Presidenti i Republikës, Bajram Begaj uroi të gjithë besimtarët katolikë, që dita e shenjtë e pashkës të sjellë gëzim, paqe dhe bekime në familjet e tyre. “Pashka është besimi se e mira fiton mbi të keqen, mundimi mbi padrejtësinë, dashuria mbi forcën dhe drita mbi errësirën. Pashka është besimi se jeta është forca e pashtershme që na udhëheq. Pashka është shpresë dhe gëzim. Kjo festë na kujton se Zoti nuk na braktis kurrë dhe se dashuria e Tij është më e fortë edhe se vdekja. Uroj që kjo ditë e shenjtë të sjellë gëzim, paqe dhe bekime në familjet tuaja!”