Liderët e Kosovës, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri në detyrë Albin Kurti, i kanë uruar qytetarët e vendit për festën e Fitër Bajramit, me mesazhe për mirësi dhe tolerancë. Myslimanët në Kosovë dhe në mbarë botën festojnë të dielën e 30 marsit Fitër Bajramin, një festë që shënon përfundimin e agjërimit të muajit të shenjtë të Ramazanit. Presidentja Osmani tha se kjo ditë feste duhet të jetë “një moment reflektimi, dashurie dhe mirësie për të gjithë ne”.