Edhe Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është në favor të hapjes së Urës së Ibrit, e cila ka sjellë një sërë përplasjesh mes ndërkombëtarëve dhe kryeministrit Albin Kurti. Por ndryshe nga ky I fundit Osmani shprehet se hapja e urës nuk duhet të cënojë marrëdhëniet me ndërkombëtarë, e në veçanti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në një prononcime për mediet pas takimit me kryetarin e Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, Osmani nga ana tjetër u shpreh se çështja e Urës nuk duhet asesi të diskutohet në Bruksel.