Urdhri i Donald Trump për pezullimin e ndihmës së huaj ka prekur edhe misionin amerikan OPDAT në Shqipëri. Top News mëson se një pjesë e mirë e ekspertëve amerikanë të këtij misioni që ishin vendosur nëpër institucionet shqiptare janë larguar. Bëhet fjalë për personat dhe grupet e punës që kanë dhënë ekspertizën e tyre në fushën e ligjbërjes dhe ligjzbatimit, madje një pjesë e tyre kanë punuar edhe me reformën në drejtësi dhe vettingun. Përfshirja e OPDAT me ekspertizë ligjore në Shqipëri është e zgjeruar, duke përfshirë këtu edhe institucionet e drejtësisë, sidomos strukturat e posaçme, Policinë e Shtetit dhe Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore.