Marjeta Karajn e akzuuar për vrasjen e Menduh Kurt Dedës në Tiranë është liruar nga burgu. Sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, lirimi nga qelia i gruas u urdhërua mbasi gjykata e Apelit në muajin qershor prishi vendimin ndaj saj dhe caktoi Gjykatën e Tiranës të rishqyrtojë dosjen hetimore për masakrimin e të moshuarit Menduh Kurt Deda, i cili tetë vjet më parë u rrëmbye, u dhunua barbarisht në një lagje të kryeqytetit e më pas u dogj me benzinë në zonën e Dajtit.