Shqipëria ka mbetur jashtë hartës së akteve terroriste edhe për vitin 2021, sipas raportit të Shërbimit Informativ Shtetëror. Me përjashtim të dy tentativave që u zbuluan në kohë nga autoritetet shqiptare, në bashkëpunim me strukturat ligjzbatuese europiane, nuk ka pasur të tjera, për të mbërritur tek rasti i fundit në Gramsh, apo edhe në Poliçan, ndonëse në një situatë krejt tjetër.