Një urdhër-arresti u lëshua nga një gjykatë në Moskë për Yulia Navalnaya, të venë e Alexey Navalnyt, politikanit që humbi jetën në një burg të Artikut dhe që ishte një nga kundërshtarët më të mëdhenj të presidentit rus, Vladimir Putin. E veja e Vavalnyt akuzohet për “pjesëmarrje në një organizatë ekstremiste”, tha zëdhënësja e saj Kira Yarmysh në një postim në mediat sociale.