Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK, duke firmosur urdhër-arrestin ndaj ish-zv. kryeministrit Arben Ahmetaj. GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK, duke caktuar arrest me burg ndaj deputetit socialist. Urdhër-arresti vjen në sajë të hetimeve që SPAK-u ka kryer në kuadër të procedimit 277/1, fraksion i hetimit të inceneratorit të Elbasanit.