Gjykata e Posaçme zbuti masat e sigurisë për tre nga 14 personat e arrestuar në kuadër të operacionit ‘Ura’ të ndërmarrë tre ditë më parë në Durrës. Përkatësisht, masa e sigurisë ndryshoi për avokatin Armand Tragaj nga arrest në burg në detyrim paraqitje. Ai paraqiti në gjykatë argumente rreth situatës familjare, dy fëmijët e mitur dhe gjendjen shëndetësore të babait dhe vëllait.