Gati një muaj pas vendimit për mbylljen e plotë të urës së Milotit, autoriteti rrugor shqiptar ka hapur tenderin për rikonstruksionin e saj me urgjencë. Autoriteti ka vënë në dispozicion fondin limit prej 107 milionë lekësh për rikonstruksionin e urës, bllokimi i së cilës ka përkeqësuar gjendjen e trafikut në drejtë të Lezhës e Shkodrës dhe anasjelltas. Kompania, apo kompanitë fituese të tenderit duhet të zbatojnë projektin e hartuar nga ARRSH dhe Universiteti Politeknik i Tiranës për përforcimin e këmbëve mbajtëse të urës.