Në fund të muajit shkurt, në mbledhjen e përbashkët të qeverive të Shqipërisë dhe Malit të Zi, kryeministrat Edi Rama dhe Dritan Abazoviç nënshkruan marrëveshjen për ndërtimin e urës që lidh Velipojën me Ulqinin. Projekti i urës mbi 300 metra të gjatë kushton mbi 20 milionë euro. Shqipëria ka financuar hartimin e tij dhe ka shprehur gatishmërinë që të financojë gjysmën e kostos për ndërtim. Gjysma tjetër do të financohet nga Mali i Zi.