Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi deklaroi se po vazhdon koordinimet me partnerët ndërkombëtarë për Urën e Ibrit në Mitrovicë. Ai theksoi se nuk ka asnjë arsye që ura të mbetet e mbyllur dhe shtoi se edhe në raportet e BE-së deri në vitin 2023 është thënë se duhet të hapet për qarkullim.