Top News/ Ura e Ibrit ‘do hapet me forcë’ / Kryeministri serb shpresat te KFOR: Nuk duhet të ndodhë
14/08/2024 15:20

Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviç, tha të mërkurën se beson se Qeveria në Kosovë po planifikon "të hapë me forcë" urën mbi Ibër me qëllim që të bashkojë Mitrovicën veriore dhe atë jugore. "Fatkeqësisht, veprimet dhe lëvizjet e papërgjegjshme të Albin Kurtit, vazhdojnë. Plani i tij është që të hapë urën e Ibrit dhe në këtë mënyrë të lidhë me forcë Mitrovicën Veriore dhe Jugore, po flasim edhe për trafikun rrugor” tha ai në një intervistë për televizionin shtetëror serb. Por, Vucevic shtoi se përkundër situatës së vështirë, është i kënaqur me reagimet e bashkësisë ndërkombëtare, mbi të gjitha me reagimet e kreut të KFOR-it. “Dje, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Serbisë ka pasur bisedime me komandantin e KFOR-it dhe ia ka përcjellë shumë qartë qëndrimet tona. Petar Petkoviq, si drejtor i Zyrës për Kosovën, i njoftoi përfaqësuesit e vendeve të Quint-it për përpjekjen e madhe për destabilizimin e pjesës veriore të Kosovës për shkak të aktiviteteve të regjimit të Kurtit. Shpresoj që të gjithë të jenë të arsyeshëm dhe të matur për të mos lejuar që këto gjëra të ndodhin, dhe nëse ndodh, nuk mund ta kuptoj vërtet se si nuk kanë mjete dhe instrumente për të frenuar Albin Kurtin. Nuk mund ta pranoj këtë. Se të gjithë i thonë se nuk duhet ta bëjë, por gjithsesi ai e bën”, tha Vuçeviç. Sipas tij, populli serb çdo ditë është nën presion të madh dhe akuzoi Prishtinën se ka uzurpuar prona, objekte biznesi dhe banesa në veri të Mitrovicës, ndërkohë që çdo ditë arrestohen njerëz.

Top News- Vuçiç blen raketat supersonike nga Kina: Po përgatitemi për sulm nga Tirana, Prishtina e…
13/03 11:01
Top News- ‘Zë i fortë për shqiptarët në Preshevë’/ Begaj: Do garantojmë mbrojtjen e të drejtave
12/03 18:28
Top News- Rama rrëzon pretendimet e Vuçiç/ ‘E ka makth Kosovën, s’ka aleancë kundër Serbisë’
12/03 14:51
Top News-‘5 vendet e BE të njohin Kosovën’/ PE: Dialogu me Serbinë kyç për integrimin
12/03 14:37
Top News- Fluturimet misterioze mes Tel Avivit e Beogradit/ Dyshime për transport armësh në Izrael
11/03 14:48
Top News- Serbë për të trazuar Europën/ Gjykatat serbe: U paguan nga shërbimi i inteligjencës ruse
10/03 10:17
Top News- Rikthimi i shërbimit ushtarak/ Nis rekrutimi i ushtarëve në Kroaci, dy muaj uniformë
09/03 11:07
Top News – Serbia përgatitet për luftë. Vuçiç, 6 mld euro për ushtrinë-Do blejmë gjithçka
07/03 18:00
Top News- ‘Shqipja, gjuhë dytësore’ / Ministrja e Arsimit rikthen retorikën antishqiptare në Shkup
27/02 11:56
Top News – Vritet i mituri shqiptar në Greqi. Sherr me thika mes adoleshentëve, arrestohet greku
27/02 11:33
Top News- ‘Sfidoj edhe SHBA për Kosovën’/ Vuçiç-Asnjë pakt sekret për të njohur Pavarësinë
27/02 11:26
Top News- Skandali i spiunazhit që tronditi Greqinë, si u përgjuan ministrat e ushtarakët
26/02 22:49
Top News- Skandal! Ministrja maqedonase presion shqiptarëve: Mos flisni shqip
26/02 22:47
Top News – Greqia reformon ushtrinë. Shërbimi i detyrueshëm zgjatet nga 9 në 12 muaj
25/02 17:45
Top News- Dialogu Kosovë- Serbi/ Presidenti serb kërkon angazhim më aktiv të BE
25/02 15:30
Top News – Greqia ndryshon shërbimin ushtarak. 10 javë trajnim bazë të detyrueshëm
24/02 23:08
Top News – Artan Grubi në arrest shtëpie / 24 orë nën mbikqyrje nga Ministria e Brendshme
24/02 11:46
Top News- Arrestohet Artan Grubi / Ish zv.kryeministri akuzohet për korrupsion me tenderat
23/02 10:13
Top News – Greqia nis operacionin ‘fshesa’. Athina, plan për dëbimin e emigrantëve të paligjshëm
21/02 11:35
Top News- Bosnja sanksionon 11 shtetas të saj/ Ishin të lidhur me organizatat terroriste
20/02 19:37
DIGITALB DIGITALB