Me rastin e festës të Krishtlindjes, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mblodhi së bashku në një darkë festive, krerët e besimit të krishterë, të cilëve u uroi festën. Gjatë darkës Veliaj falenderoi të ftuarit për mbështetjen që i kanë dhënë bashkisë ndër vite. Kryebashkiaku foli dhe për suksesin e kryeqytetit të transformuar, teksa tha se të punuarit bashkë dhe krijimi i urave të bashkëpunimit mes njëri-tjetrit ndihmon vendi të ecë përpara.