Mbi 6100 të rinj kanë aplikuar për të vazhduar studimet në Universitetin më të madh publik në kosovë, atë të Prishtinës, për vitin akademik 2023/24. Dhe ky numër është 1800 më pak se për vitin që u mbyll. Nga Rektorati i Universitetit të prishtinës thonë se numri i ulët i studentëve lidhet me faktin se edhe numri i maturantëve në nivel vendi ka rënë, por nuk përjashtojnë edhe ndikimin që ka largimi i të rinjve nga vendi. Festim Tasholli, nga organizata studentore Unioni demokratik studentor, thotë se emigrimi është shkak kryesor por ka edhe shumë të rinj që zgjedhin kolegjet private.