Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, do të ofrojë këtë vit akademik dy programe të reja master profesiobal në fushën e edukimit. Në përputhje me nevojat e tregut të punës do të ofrohen për herë të parë : Master Profesional në “Mësuesi për Arsimin Fillor” Master Profesional në “Mësuesi për Arsimin Special” Këto programe u prezantuan në tryezeën e debatit me temë “Edukimi përballë sfidave të zhvillimit - Si po ndikon tregu i punës zhvillimin e profesionistëve të arsimit”. Në këtë tryezë morën pjesë drejtues të lartë të UMSH dhe stafi akademik i Fakultetit të Shkencave Humane. Hapja e këtyre dy programeve është një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj nevojave aktuale të sistemit arsimor shqiptar, që kërkon me urgjencë mësues të mirëformuar, të përkushtuar dhe profesionalë, sidomos në fazat më kritike të zhvillimit të fëmijëve.