Sali Berisha zbuloi detaje nga arsyetimi para gjykatës së apelit të posaçëm nga ana e prokurorisë së posaçme, që kërkoi rikthimin e tij me masë sigurie arrest shtëpie. Kreu i PD përsëriti akuzën se procesi ndaj tij është politik dhe e paralelizoi situatën e tij me atë të Donald Trump para zgjedhjeve.