Në prag të zgjedhjes së programeve të studimit për vitin e ardhshëm akademik, qindra maturantë u bënë pjesë e eventit “UMT Outdoor Fest” në Universitetin Metropolitan Tirana. Aktiviteti iu dedikua nxënësve për të eksploruar mundësitë e studimit në degët më trend të kohës si inteligjenca artificiale, shkencat kompjuterike, arkitektura, inxhinieria dhe ekonomia.