Befasia ishte e pashmangshme në hollin e pallatit të kongreseve, teksa Rama shpaloste detajet e mandatit të katërt qeverisës. E përzgjedhur për të kandiduar nën siglën e Partisë Socialiste, Ogerta Manastirliu u shfaq e emocionuar dhe e kursyer në komente. Ndër moskonfirmimet më surprizues ishte Ulsi Manja, i cili i largohet kabinetit qeveritar për të shërbyer si kryetar i komisionit për çështjet ligjore dhe administratën publike. Publikisht ai u shfaq i kënaqur t’i kalonte stafetën Besfort Lamallarit.