Fundjava ka nisur me reshje dëbore në verilindje të vendit. I gjithë territori i Qarkut Kukës është përfshirë nga reshje bore me intensitet të ulët deri në mesatar në zonat e thella malore. Rrugët nacionale janë të qarkullueshme dhe pa probleme, në rrugën e Kombit vijon lëvizja e lirë e mjeteve, ndërsa energjia elektrike është rikthyer në qytet.