Duke nisur nga dita e premte, prezenca e policisë së Kosovës do të zvogëlohet me 25 përqind rreth objekteve komunale në veri të vendit. Vendimi erdhi si pasojë e vlerësimit të situatës së sigurisë me misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR dhe misionin e Bashkimit Evropian për Sundimit të Ligjit, EULEX. Një hap të tillë, policia e Kosovës e mori edhe në muajin korrik, duke zvogëluar prezëncën me 25 përqind, duke tërhequr kështu 50 përqind të trupava të saj, nga veriu i vendit.