Ulen çmimet e tregtimit të naftës dhe benzinës, teksa gazi ka mbetur i pandryshuar. Në mbledhjen e radhës, anëtarët e Bordit të Transparencës miratuan nivelin e ri të çmimeve tavan, të cilat janë të detyrueshme të zbatohen nga të gjitha pikat e distribucionit të karburaneve në vend. Duke filluar nga ora 18 e kësaj të premte, nafta do të mund të blihet 5 lekë më pak, ndërkohë që çmimi i benzinës është ulur me 2 lekë për litër.